KPA shkarkon Edmond Islamaj, Gjykata e Lartë jashtë funksionit

KPA shkarkon Edmond Islamaj, Gjykata e Lartë jashtë funksionit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi sot rrëzimin e vendimit të KPK-së për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, dhe shkarkimin e tij nga detyra.

Sipas KPA, gjyqtari ka kryer deklarim të pasaktë, të paplotë dhe pamjaftueshëm të pasurisë dhe për këtë nuk arrinte nivelin e besueshëm.

Gjyqtari e kishte kaluar vettingun pak kohë më parë, por vendimi u ankimua nga Komisioni Publik për dy shkelje në lidhje me pasurinë që sipas Komisionerit Publik nuk janë hetuar siç duhet nga KPK.

Në listën e verifikimeve të paplota Komisioneri Publik përmend transferta parash brenda e jashtë vendit si dhe dyshimet për një apartament e një dyqan në Vlorë, të cilat nuk janë hetuar plotësisht nëse lidhen apo jo me gjyqtarin Islamaj dhe bashkëjetuesen e tij S.T.

Në seancën e zhvilluar tek KPK-ja më 7 qershor, ku u dha dhe vendimi për të, vetë gjyqtari Islamaj tha se pasurinë e kishte trashëguar nga gjyshërit e tij.

Tashmë në Gjykatën e Lartë kanë mbetur aktualisht kryetari Xhezair Zaganjori dhe gjyqtari Ardian Dvorani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy