Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, doli para mediave për të falënderuar mbështetësit e LSI-së për pjesëmarrjen në mitingun e djeshëm në Tiranë. Ai akuzoi struktura të caktuara të shtetit për kërcënimin e mbështetësve të LSI-së që kanë marrë pjesë në miting.
“Grupe që shkojnë nëpër institucione me foto nëpër duar për të larguar nga puna punonjës të administratës që kanë qenë dje në takimin elektoral të LSI. Kjo është shfaqje e panikut që ka përfshirë Rilindjen. U bëj thirrje atyre të mos kenë asnjë merak se me 26 qershor do të kthehen në vendin e punës në respect të ligjit si qytetarë të Republikës së Shqipërisë”, tha ai.



