Një hetim i nisur prej tre vitesh në Itali që lidhet me planifikimin urban në qytetin e Milanos, ka sjellë vendosjen e masave të sigurisë për disa zyrtarë, sipërmarrës dhe arkitektë. Mes personazheve nën hetim është edhe arkitekti i njohur Stefano Boeri, një emër që ka qenë prezent me projekte edhe në Shqipëri.
Njësia e Policisë Financiare mbi planifikimin urban të Milanos, Zyra e Prokurorit Publik të Milanos ka vendousr masën "arrest me burg" për 4 nga të dyshuarit.
Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një hetim të ri, që nuk lidhet vetëm me ndarjen e paligjshme të tokës, por edhe me korrupsionin, falsifikimin e dokumenteve publike dhe nxitjen për përfitime.
Më herët ndaj arkitektit Stefano Boeri është vendosur masa “arrest me burg” për një tjetër çështje, pas hetimeve të Prokurorisë për manipulim ofertash në përzgjedhjen e projektit BEIC (Biblioteka Ndërkombëtare e Kulturës).
Megjithatë deri në këtë fazë të hetimit Boeri është i dyshuar, dhe ndaj tij s’është vendosur masë arresti. Kujtojmë që studio e Boerit ka qenë e pranishme edhe në Tiranë, me projektin e planit rregullues “Tirana 2030”.
Hetimi godet Milanon në një kohë vendimtare: në prag të Lojërave Olimpike të vitit 2026, me investime të gjera publike dhe private dhe një axhendë të shumëpritur të planifikimit urban,



