Policia bullgare konfiskon 500 kg heroinë me destinacion Evropën perëndimore

Policia bullgare konfiskon 500 kg heroinë me destinacion Evropën perëndimore

Policia bullgare konfiskoi gjysmë toni heroinë të fshehur në një depo në zonën industriale të qytetit jugor të Bullgarisë, Sliven. Heroina ishte futur në vend nga porti i Varnës, i cili tashmë po bëhet një pikë kyçe hyrëse për trafikun e drogës përmes Ballkanit drej Evropës. 

Heroina mbërriti në Bullgari në 4 kontejnerë të mëdhenj anijesh dhe më pas u tranportua me kamionë në magazinën në Sliven. Në çdo zgavër të pllakave prej mermeri ishin fshehur rreth 3-4 kg heroinë. 

Heroina po transportohej nga dy shtetas turq, të cilët u arrestuan. Hetimet për këtë dërgesë kaq të madhe zgjatën rreth 4 muaj. 

Ky operacion u konsiderua si i suksseshëm nga autoritetet bullgare. "Si një kufi i jashtëm i Bashkimit Evropian, Bullgaria nuk lejoi që heroina të hynte në vendet e tjera të BE-së", thanë autoritet bullgare në një deklaratë. Në këtë operacion ata patën mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Luftën kundër Drogës (DEA)./Euroactiv/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy