
Gazetari Sokol Bregu në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ teksa ka komentuar lidhur me krimin e organizuar në Shquipëri ku u shpreh se dy herë ka rënë numri i vrasjeve në vend, një herë kur u ekzekutua Edison Harizaj dhe në momentin kur u zhduk Vis Martinaj.
Ai tha se për këtë të fundit janë bërë dhe shumë kërkime por për aq kohë sa mungon një vendngjarje mbetet e vështirë që të dilet në përfundimin e vrasjes.

Në Emiratet e Bashkuara të gjithë trafikantët e drogës që ekstradohen janë ata që në një moment të caktuar kanë financuar terrorizmin në vende të bashkimit evropian, ata ekstradohen brenda 24 orëve.
Kur gjenden provat që i sjell në konceptin e saj FBI lidhur me personazhet kryesore që kanë drejtuar trafikun e drogës janë kryesisht francez, maroken, por mbi të gjitha mbi ata ka pasur dyshime për financime për akte terroriste.
Në momentin e parë që ju gjendet qoftë dhe një investim i vogël për organizata që kanë prirje terroriste u ndodh ekstradimi i menjëhershëm.
Sa i përket krimit të organizuar dy herë ka rënë numri i vrasjeve një herë në 2019 kur u ekzekutua Edison Harizaj, pas asaj kohe në Vlorë nuk ndodhi më vrasje, dhe në momentin kur u zhduk Ervis Martinaj.
Për të është bërë disa herë kërkime dhe fakti që SPAK se merr asnjëherë në dorëzim do të thotë që dosja është bosh. Në ato që kam lexuar thuhet se kur nuk ka një vendngjarje vështirë të dilet në një përfundim të vrasjes.
Një vendngjarje ka një provë rrethanore, dhe po të gjendej vendi se ku e kanë qëlluar do gjendej, por problemi është se nuk dimë vendngjarjen dhe kur këtë se dimë nuk ka për tu gjetur kurrë.



