Megaoperacioni antidrogë në Itali, Zhabina: Shqiptarët në rolin e organizatorëve (VIDEO)

Megaoperacioni antidrogë në Itali, Zhabina: Shqiptarët në rolin e organizatorëve (VIDEO)

Gazetari Zhevair Zhabina në studion e MCN Live komentoi lidhur me megaoperacionin antidrogë që është duke u zhvilluar në Itali dhe në disa shtete të tjera, në mes të të cilave edhe Shqipëria. 

Ai u shpreh se është diçka e mirë që dhe autoritete tona janë pjesë e këtyre operacioneve të mëdha, por ajo që të bënë përshtypje është se ka një numër të lartë shqiptarësh të përfshirë.

Sipas tij ishin rreth 43 shqiptarë të cilin dyshohet se kishin rolin e organizatorëve, ndërsa theksoi se bëhet fjalë për qindra miliona euro të pastruara ndër vite nga kjo organizatë.

Sigurisht që kjo është gjë e mirë që autoritetet tona janë pjesë e këtyre operacioneve të mëdha ku përfshihen dhe një sërë prokurorish dhe gjykatash, operacionet e tilla kështu funksionojnë, por të bënë përshtypje numri i lartë i të arrestuarve shqiptarë dhe në mos gaboj nga mediat italiane thuhej se ishin 43 shqiptarë.

Ishin në rolin e organizatorëve dhe kishin lidhjet direkte me Amerikën Latine. Megjithatë sigurisht që një pjesë e mirë e hetimeve janë të kryera nga antimafia italiane që kishin disa vite që e ndiqnin këtë grup nga i cili ndër vite ishin pastruar qindra miliona euro.

Nuk është se ne e kishim dëgjuar më parë dhe nuk janë nga ata emra që kanë një peshë të madhe në trafikun e kokainës, por duhet parë roli i tyre konkret, një prej tyre personave para disa vitesh kishte hapur një kompani që tregtonte karburant, janë ushtruar disa kontrolle në Durrës, megjithatë mendoj se roli i shqiptarëve në këtë aksion duhet parë se çfarë ata kanë prodhuar në Itali, piloni dhe Zvicër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy