Bastet sportive, Telharaj: Problem i rëndë social, duhet të ketë limite kohore dhe financiare

Bastet sportive, Telharaj: Problem i rëndë social, duhet të ketë limite kohore dhe financiare

Drejtori i Këshillit Shqiptar për problemet e lojërave të fatit, Henri Telharaj në MCN Live deklaroi se lojërat e fatit mund të kthehen në një kërcënim për fëmijët tanë nesër përmes reklamimeve të mëdha. Ai tha se ky ëhstë një problem i rëndë social dhe se lekët duhet të shkojnë për shëndetësinë.

Lekët që do të vinë nga bastet për mua nuk është e hijshme që të shkojnë për kulturën dhe sportin, por duhet të shkojnë për shëndetësinë. Nëse unë kam krijuar varësi nga këto lojëra fati përsh nuk kam më interes për sportin. Për mua mbetet problem i rëndë social. 2% e popullsisë botërore ka varësi ndaj lojërave të fatit por që shkon në 20% sepse një anëtar i familjes ka varësi ndaj këtyre lojërave prek dhe anëtarët e tjerë. Ne jemi në kërkim të draftit gjithmonë, një draft zyrtar se kemi. Ajo që dimë është se kemi numrin e vetavrasjeve që është në rritje, për çfarë po ndodhin këto vetëvrasje se dimë. Ne se kemi mbrojtur fare si fenomen mbrojtjen e qytetarit prandaj duhet të kemi një qasje të re për mbrojtjen e tij dhe të familjarëve të tij.

Më tej ai shtoi se nëse ilegalisht mund të luaje shifra të ekzagjeruara, tani me ligjërimin e basteve duhet të ketë limite financiare dhe kohore.

Të gjitha këto mekanizma janë në mbrojtje të individëve sepse një person i varur vazhdon të luajë pa pushim, por tashmë kjo nuk mund të jetë më e mundur, ti s’mund të luash 24 orë, limite kohore, limite në sasinë e parave, pra do të ketë një sistemim të të ardhurave, kohore por mbi të gjitha do të ketë dhe një suport që në 24/24 persona që ndjejnë se kanë varësi dhe nuk duan të shkojnë te psikologu me një telefonatë mund të kenë një shërbim në numrin e gjelbër dhe mund ti jepet një këshillim nga persona të mirëtrajnuar dhe ta bëjë atë të reflektojë për mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy