Dënohet me 5 vite burg 101-vjeçari, ish-roje i kampit nazist

Dënohet me 5 vite burg 101-vjeçari, ish-roje i kampit nazist

101-vjeçari Josef S., ish-roje i kampit nazist në Sachsenhausen, u dënua nga gjykata me 5 vite burg për bashkëpunim në vrasjen e mijëra të burgosurve nazistë. 

Josef ka asistuar në vrasjen e 3 518 të burgosurve në kampin  e Sachsenhausen afër Berlinit, ku punoi nga viti 1942-1945.

Mijëra njerëz vdiqën në këtë kamp nga uria, puna e detyruar, eksperimentet mjekësore dhe vrasja nga rojet si Josef.

Josef e mohon të ketë qenë roje e SS në kamp. 

`Nuk e kuptoj pse po dënohem. Nuk kam patur dorë në gjithë këtë`, u shpreh Josef në mbylljen e deklaratës së tij pak para verdiktit final në gjykatë.

Hedhja e rojeve naziste në gjyq u bë e mundur vetëm disa vite më parë, në 2011, kur ish-roja John Demjanjuk u shpall fajtor. Ky verdikt nxiti kërkimet për individë të tjerë që mund të ishin gjallë.

Raste të tjera janë Oskar Gröning, i ashtuquajturi `Mbajtësi i librave të Auschwitz` i cili u hodh në gjyq 4 vite pas vendimit të parë dhe një  97-vjeçar, ish-sekretar i kampit.

/ BBC / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy