Sot turizmi humb 1 trilion dollarë

Sot turizmi humb 1 trilion dollarë

Prej një dekade, industria e turizmit ka qenë sekreti në rritjen më të madhe të ekonomisë globale. Por disa muaj pandemie jo vetëm që e kanë kthyer trendin e 10 viteve të fundit, por rrezikojnë t’i japë një goditje fatale sektorit, duke përfshirë dhjetëra miliona persona në vështirësi ekonomike.

Forbes i referohet një raporti të Kombeve të Bashkuara, dhe shkruan se impakti i COVID-19 mbi turizmin përllogaritet në 1 trilion dollarë humbje, duke rrezikuar rreth 100 milionë vende pune, kudo në botë. Nga kjo humbje e madhe, rreth 320 miliardë janë zhdukur tashmë në muajt e kaluara.

Sipas raportit, janë vendet më të varfra që do të rrezikojnë më shumë nga kriza, veçanërisht vendet e vogla dhe ishullore,  që nuk kanë sektorë produktivë të tjerë përtej turizmit.

Për sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Gutierres i gjithë sektori i turizmit, në kuadër të paqartësisë të kësaj periudhe që nuk dihet ende se kur do të zbutet, duhet të mendohet nga e para duke i dhënë prioritet “ sigurisë, ekologjisë dhe qëndrueshmërisë”.

Sipas një sondazhi të ditëve të fundit, vetëm 27% të amerikanëve ndihen të gatshëm të shkojmë me pushime, dhe vetëm 12% do të udhëtonin jashtë vendit të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy