
Tre shtetsas rumunë kanë vjedhur në Shqipëri nëpërmjet kartave të klonuara në bankomate 40 milionë lekë. Policia bën me dije së ka shpallur në kërkim autorët e dyshuar. Shefi i sektorit të krimit kibernetik në policinë e Tiranës tha per MCN se ata përdornin karta të klonuara të shtetasve të huaj për të realizuar vjedhjet.



