Serbia bllokon interkonjeksionin Shqipëri-Kosovë, Gjiknuri: Do t’i kërkojmë ndihmë Merkelit

Serbia bllokon interkonjeksionin Shqipëri-Kosovë, Gjiknuri: Do t’i kërkojmë ndihmë Merkelit

Serbia po bllokon vënien në punë të linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe për këtë, qeveria qeveria do të kërkojë ndihmën e fuqive europiane. Kështu është shprehur sot ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.

“Fatkeqësisht, për arsye politike kjo linjë akoma nuk është vënë në funksionim me gjithë  lobimin tonë dhe përpjekjet tona. Unë mund të përfitoj nga rasti dhe jam i sigurtë se kryeministri Rama do ta bëjë të njëjtën gjë në Berlin kur të takojë kancelaren Merkel, që na duhet që ky proces të përfundojë siç duhet dhe kjo linjë të jetë funksionale”, thotë ai.
 
Linja e interkonjeksionit me Kosovën, një project me kosto 42 milionë euro, ka përfudnuar prej muajsh, por është ende jofunksionale. Kjo pasi Serbia nuk njeh Operatorin e Transmetimit të Kosovës.

Ky ngërç ka shqetësuar Bashkimin Europian.  Jan Rudolf, i ngarkuari i BE me punë në Tiranë, thotë se vënia në punë e kësaj linje duhet të bëhet sa më shpejt, pasi efektet e saj do të jenë positive dhe të menjëhershme.

“Bashkimi Europian po pret që linja 400 kilovolt mes Shqipërisë dhe Kosovës të bëhet operacionale sa më shpejt që të jetë e mundur sepse kjo do të përmirësonte edhe cilësinë e ajrit në Kosovë duke e bërë atë më pak të varur nga energjia e qymyrit”, citohet Rudolf nga TCH.

Shqipëria nënshkroi me bankën gjermane KFV marrëveshjen e kredisë së butë 50 milionë euro që do të financojë ndërtimin e linjës 400 kilovolt Shqipëri-Maqedoni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy