
Tre seli, gati 8 mijë funksionarë, mes të cilëve punonjës të përkohshëm dhe me kontratë dhe një buxhet prej 2 miliardë eurosh për vitin 2019. Këto janë shifrat e Europarlamentit të këtij viti.
Ky institucion, i vetmi që zgjidhet me votë direkte nga qytetarët, ka funksionin më të rëndësishëm: sigurimit i legjitimitetit demokratik të Unionit nëpërmjet rolit kyç që ka për miratimin e shumicës së normativave evropiane dhe kontrollit që ushtron mbi të tjera institucione të Unionit.
Pjesa më e madhe e organeve të Parlamentit përbëhet nga gratë (rreth 55%). Belgjika është vendi më i përfaqësuar, e ndjekur nga Franca, Italia, Spanja dhe Gjermania. Rreth 9% e personelit punon për grupet politike.
Selitë e Europarlamentit janë tre: Strasburgu (selia kryesore), Brukseli dhe Luksemburgu. Prej 29 zyrave në të cilat punohet për Europarlamentin, 18 ndodhen në Bruksel, 6 në Luksemburg dhe 5 në Strasburg, ku zhvillohen 12 seanca plenare në vit.
Një studim i kryer në vitin 2013 nga vetë Parlamenti ka vlerësuar në 103 milionë euro kursimin vjetor që mund të arrihej nëse e gjithë veprimtaria e Europarlamentit do të transferohej nga Strasburgu në Bruksel (me çmimet e vitit 2014). Por një lëvizje e tillë do të kërkonte ndryshimin e traktateve dhe janë qeveritë e vendeve ato që propozojnë dhe vendosin.
Europarlamenti ka një buxhet të veçantë, që për vitin 2019 është 1,999 miliardë euro. 44% e buxhetit shërben për të mbuluar shpenzimet për personelin, sidomos për pagat. Këtu përfshihen edhe shpenzimet për përkthimet brenda dhe jashtë PE.
Ky zë i buxhetit ka një rëndësi të veçantë, pasi është thelbësore që të gjithë qytetarët evropianë të kuptojnë normat e miratuara nga Europarlamenti, pasi kanë ndikim të drejtpërdrejtë mbi jetën e tyre të përditshme.
Shpenzimet e eurodeputetëve thithin 22% të buxhetit dhe përfshijnë pagat dhe shpenzimet për zyrat dhe asistentët. Për informatikën dhe telekomunikacionin, në vitin 2017 është përdorur 17% e buxhetit, ndërsa shpenzimet për zyrat përbëjnë janë 13% të totalit.
Parlamenti Europian i kushton çdo qytetari të unionit 3,96 euro në vit. Pas largimit të Britanisë (me 65 684 milionë banorë), kontributi do të rritet në 4.56 euro për çdo qytetar europian.



