Ekzekutimi i Endri Mustafës, ndalohen dy persona të dyshuar

Ekzekutimi i Endri Mustafës, ndalohen dy persona të dyshuar

Policia e Shkodrës është vënë e gjitha në lëvizje për zbardhjen e vrasjes së 32-vjeçarit Endri Mustafës. Burimet bëjnë me dije se blutë e Shkodrës kanë ndaluar dy persona të cilët kanë dijeni apo janë të përfshirë në ekzekutimin e Mustafës, trupi i pajetë i të cilit u gjet në zonën e Livadheve.

Gjate ditës së djeshme në policinë e Shkodrës janë shoqëruar 8 persona të cilët dyshohet se kishin dijeni për këtë ngjarje, ndërkohë që pas disa orësh hetime, policia ka ndaluar dy prej tyre.

Ende nuk behet i ditur identiteti i të ndaluarve, por mësohet se ndaj tyre janë kryer veprimet procedurale dhe janë ndaluar si të përfshirë në vrasjen e rëndë që tronditi Shkodrën.

Mustafa u gjet i ekzekutuar me 6 plumba në zonën e Livadheve. Ai është një emër i njohur në Shkodër si person me precedentë penalë dhe i lidhur me grupe kriminale të qytetit.

I riu, baba i tre fëmijëve, u vra në mënyrë makabre, ku u qëllua me 1 plumb në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks. Nga këqyrja e trupit dyshohet se fillimisht ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar me armë zjarri.

Mustafa u gjet i vrarë 3 ditë pasi familja e tij e kishte denoncuar zhdukjen. Ai ka qenë i arrestuar më parë dhe i dënuar për plagosje, njihej si pjesë e grupit të Astmer Bilalit në Shkodër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy