Takimi në Mitrovicë, Osmani dhe Kurti pengohen nga serbët

Takimi në Mitrovicë, Osmani dhe Kurti pengohen nga serbët

Ushtruesja e detyrës së presidentes në Kosovë Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti kanë kryer një vizitë në veri të Mitrovicës, Sipas mediave në Kosovë ata atje janë përballuar me një incident, pasi disa serbë i kanë ndërprerë takimin.

Teksa kanë tentuar të ecin në këmbë përmes urës duke  dalë në veri, të shoqëruar nga forca të shumta të policisë nëpër rrugë, sidomos tek Ura e Ibrit, dhjetëra serbë dëgjohen teksa brohorasin. Gjithsesi sipas Lëvizjes Vetëvendosje pavarësisht tentativës për t’i ndaluar takimi është mbajtur:

“Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë vizituar Mitrovicën sot. Vizita nuk është ndërprerë, por është realizuar në plotëni. Pra tubimi i paraparë është mbajtur. Atje janë mirëpritur nga qytetarët e  Mitrovicës, por padyshim jo edhe nga strukturat e Listës Serbe të Beogradit që veprojnë në atë pjesë. Synimet e kësaj të fundit i njohim të gjithë, kë përfaqësojnë dhe kujt i binden. Ky reagim i tyre sot tregon më së miri se z. Kurti e znj. Osmani në fakt janë antipodi edhe i Listës Serbe,”- shkruan Vetëvendosje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy