Berisha: Shkurti, muaji i zvarritjes së diktatorëve. Ta çlirojmë Shqipërinë nga Edi Rama

Berisha: Shkurti, muaji i zvarritjes së diktatorëve. Ta çlirojmë Shqipërinë nga Edi Rama

Në foltoren e protestës së sotme, kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se qeveria “Rama” i ka përzënë shqiptarët nga Shqipëria. Ai tha se shkurti është muaji i largimit të diktatorëve.  

 

Shkurti është muaji kur zvarritëm diktatorin. Shkurti do jetë muaji që do çlirojmë Shqipërinë. Po të mos ishit ju që me trimërinë tuaj i bëtë lajm kryesor në Europë dhe botë, Edi Rama do ia kishte dalë me grushtin e shtetit. Por ai dështoi se ne e denoncuam në kancelaritë më të mëdha të Europës. 

 

Ka ardhur koha që Edi Ramën ta shpallim armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë. Çdo shifër, çdo zhvillim i këtyre 13 viteve flet për rrënim të Shqipërisë. 

 

Dy janë më të rrezikshmit në Ballkan: Vuçiç që mori pjesë në safarin njerëzor në Sarajevë dhe Edi Rama. Për drejtësi këto dy monstra duhet të ulen në Hagë dhe jo luftëtarët e lirisë. Edi Rama e ka përgjysmuar Shqipërinë në 10 vite. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy