Virozë apo covid-19, me çfarë po përballen qytetarët këtë vjeshtë? Kjo ëhstë pyetja që prekuponn cdonjërin që ka shenja gripale dhe kjo vetëm në këtë ndërrim stinor.
Eugena Tomini -drejtoreshë e ISHP, në një intervistë për ‘MCN live’, sqaron se bëhet fjalë për Covid19 e jo grip, teksa përgjatë tetorit ka rënie në masë të trendeve të covid.
Ne jemi në fazën e vjeshtës, vazhdimi i virozëve respiratorë te cilat nuk kanë reshtur se qeni prezent gjatë tërë vitit e fokusuar të copvid19, ndërkohë që virozat e tjera respiratorë që mund të shoqërohen me rrufën, rinitin, apo laringit, lageit që janë të rrugëve të sipërme respiratore, sigurisht që bashkëshoqërojnë prezencën e virozave që quhen madhore, ajo e codid dhe e influencës.
Duhet theksuar se kemi një situatë të qetë epidemiologjike sa i përket terë javëve më parë të paraqitjes së covid 19 mbi të gjitha, sepse kemi pasur një fluks e një trend të rritur sa i përket gushtit e shtatorit, kurse sa i përket 4 javëve të tetorit kemi një trend të rënie të covid 19.
Tomini thotë se me gjithë shifrat, ka ulje të incidencës ndërkohë që popullata duhet të mësohet të bashkëjetojë me covid19.
Kur them të covid19, e them për faktin se është ndër virozat që është kthyer tashmë prezent në të gjithë trendët dhe sundon kundrejt influencës.
Deri tani nga survejanca virologjike sentinel dhe josentinel, sa i përket infeksioneve respiratorë dhe kryesisht influencës nuk kemi asnjë rast të konfirmuar më grip ne vend. Pasi kemi sundim të covid 19, sigurisht që kemi një numër për tu vlerësuar të rasteve në javë që shkoj nga 400 kemi arritur ne 220 në jave dhe java pararendëse ka shënuar këtë shifër. Por ndërkohë kemi e dhe një ulje të pozitivitetit dhe ulje të insidencës sepse hasja e asaj turbës së lartë në përudhën e gusht-shtatorit sigurisht që ka përvijuar më ulje të kurbën epidemike në vend.
Është situatë e qetë epidemiologjike, Covid tashmë ka krijuar terren mjedisor, dhe ne do të bashkëjetojmë me të, ajo do të përballet gjatë tërë vitit me popullatën.
Tomini, sugjeron që të vazhdohet me vaksinimin kundër gripit dhe Covid19.
Sigurisht qe ne jemi në fazën e vaksinimit edhe të covid edhe të gripit. Rekomandimi për vitin e tretë të OBSH, gjithashtu rekomandim edhe i Qendrës Evropiane të Kontrollit të sëmundjeve infektive rekomandon sërish aplikimin e njëkohshëm edhe të gripit edhe të covid19.
Kjo për disa arsye, ndër të cilat luftojmë njëkohësisht të dy virozat më madhore stinore, ndërkohë që duhet theksuar se covid nuk është më tashmë stinor, por është gjatë tërë vitit dhe rekomandohet aplikimi i një doze përgjatë gjithë vitit,
Kurse sa i përket gripit, vaksinimi ka filluar që në fillim tetor dhe ka një interes për grupet e riskut.



