Nador Nakalli, anëtar kryesie në “Diaspora për Shqipërinë e lirë” deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se është krijuar një lloj stereotipi për mundësitë e paligjshme në Britani, që janë atraktive për të rinjtë që joshen nga pasurimi i shpejtë. Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Bakalli tha se Britania është tërheqëse për lehtësirat, politikat e emigracionit dhe zhvillimit që ka marrë.
Më duket evidente edhe për shkak të politikave të emighracionit që ka Britania, për shkak të lehtësirave që ofron dhe për shkak të zhvillimit që ka marrë vendi për shkak të emigracionit . Nga Amerika e Veriut, Britania e Madhe cilësohet si vend që ndodhet mes Amerikës së veriut dhe Evropës. Amerika është e bazuar në emigracion. Kanadaja merr 500 mijë vetë në vit dhe Britania duke pasur këtë lloj qasje është atraktive. Njerëzit kanë një perceptim, besojnë se do i kthehet në mundësi më të mira punësimi, shkollimi dhe jetë më dinjitoze.
Në Britani është krijuar stereotipi që përveç mundësive të mira edhe për mundësitë e paligjshme, që janë fatkeqësisht atraktive për brezin e ri që joshen nga pasurimi i shpejtë. Shpesh herë nuk është ajo që presin.
Në kushtet që është vendi sot, është emigracion definitiv.



