Vuçiç e Thaçi takohen në Bruksel më 18 korrik

Vuçiç e Thaçi takohen në Bruksel më 18 korrik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e radhës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, më 18 korrik në Bruksel.

“Më datën 18 korrik do të mbahet takimi i dytë i fazës finale për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja. Ne e kemi konfirmuar pjesëmarrjen dhe duhet të punojmë të gjithë së bashku në këtë proces ”, ka thënë Thaçi.

Ai ka paralajmëruar hapa më dinamikë pas pushimeve verore, derisa sërish ka apeluar te liderët e opozitës që të bëhen pjesë e grupeve strategjike dhe punuese për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

KosovaPress mëson se tashmë ekipi negociator i përberë nga përfaqësues të subjekteve politike në pushtet dhe institucioneve shtetërore është funksional dhe ai udhëhiqet nga presidenti Thaçi.

Gjithashtu, edhe delegacionin e Serbisë e udhëheq presidenti Vuçiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy