Kryeministri Rama tha se në SPAK nuk kanë ende mjetet për të regjistruar intervistat që zhvillohen me dëshmitarët e thirrur dhe se këtë gjë e ka vërtetuar vetë ai pasi ka qenë një herë atje.
Këta nuk kanë akoma mjetet për të regjistruar intervistat që bëjnë me personat që marrin në pyetje dhe mbajnë personat në pyetje me orë të tëra dhe në fund i japin një copë letër dhe janë akoma te ajo, se kam shkuar dhe unë njëherë atje, kur unë flisja dhe njëri ia bënte makinës daktilografike...ku jemi këtu ne? Ku jemi?
Ne këtu kemi kusurin e baltës më të madhe, por kemi mikrofonin, po dhjetëra e qindra punonjës të administratës që thirren atje? Si mundet ne, kushdoqoftë sikur të kishim inspektorë të lartë të drejtësisë, në letër i kemi, por në realitet si mundet të thonë të shohim pak si ndiqet, si respektohen të drejtat e njeriut në procesin e pyetjes?
Kur futesh atje, ai që ke përballë është mbi ty dhe ti nuk je më qytetar i barabartë, por një mish që mund të shqyesh sipas oreksit të njërit apo tjetrin.
Rama tha se i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë t'i propozojë Prokurorisë Speciale Inteligjencën Artificiale në të gjithë proceset.
Ka dy vjet që i kam thënë ministrit të Drejtësisë, që është mundësi se siç po bëjmë revolucion dixhital me shërbimet, integrimin, Inteligjencën Artificiale, i kam thënë propozoi Prokurorisë Speciale Inteligjencën Artificiale në të gjithë proceset, jo më këto elementaret, të regjistrohet dhe të zbardhet. Jo të rri me orë të tëra e ti japin një letër e firmos këtu. Këto janë standarte, jo kërkesa personale.



