Teksa kanë kaluar pesë muaj nga dita kur 22-vjeçarja keniane Joyce Achieng Aoko, e punësuar në Tiranë, u dhunua në muajin gusht, në rrethana ende të paqarta, MCN tv, ka mësuar se hetimet për rastin po kryhen nga Prokuroria e Tiranës.
MCN Tv përmes burimeve, mëson se personi i fundit që ka kontaktuar me të renë, ishte shoferi i kompanisë që e dërgoi në rezidencën ku banonte Joyce.
Sipas dëshmisë, deri rreth orës 4 të mëngjesit ajo ka komunikuar përmes watsup me nënën e saj.
Gjatë bisedës nuk ka shfaqur asnjë shqetësim dhe se i ka thënë që po ha një pjatë pilaf.
Në verifikimet pas ngjarjes, pranë krevatit është sekuestruar pjata me ushqim, një antidjersë, një shishe alkooli dhe celulari.
MCN tv, ka siguruar një foto të gjendjes së dhomës së 22-vjecares, pas ngjarjes, dhomë kjo e cila ndodhet në katin e tretë të rezidencës “Flower”.
Nga gjurmët e gishtave në derë, në telefon, në antidjersë, pjatën e ushqimit dhe në dritaren e dhomës, nuk është gjetur asnjë gjurmë tjetër, përveç ato të 22-vjecares.
Ndërkohë rezidenca “Flower”, në zonën ku është gjetur pa ndjenja dhe e dhunuar Aoko, nuk ka kamera sigurie. Afro 600 metra larg vendit, 40 minuta para së të ndodhte ngjarja, ka kaluar një automjet i dyshuar, i cili nuk është identifikuar.
MCN tv, ka mësuar se distanca e lartësisë që 22 vjeçarja, pretendohet se ka rënë, ka qenë afro 8 metra lartësi, e gjetur në dyshemenë e jashtme të murit rrethues të rezidencës.



