Rama mbledh ambasadorët: Në 4 vjet keni bërë vrimë në ujë

Rama mbledh ambasadorët: Në 4 vjet keni bërë vrimë në ujë

Kryeministri Rama ka mbledhur sot paradite në një takim pune përfaqësuesit diplomatikë shqiptarë në vendet e botës. Gjatë fjalës së mbajtur para ambasadorëve, Rama tha se puna e diplomacisë shqiptare do t’i nënshtrohet një vlerësimi.

“Puna do të vlerësohet me sa ka ndikuar diplomacia na shkëmbimet tregtare. Puna e gjithësecilit do të vlerësohet në bazë të kontributeve reale”, ka thënë Rama. 

Rama e vuri theksin në këtë mandat qeverisës dhe tha se gjatë tij duhet të fokusohet vëmendja në rolin e shërbimit të jashtëm në ekonominë e Shqipërisë. Mes të tjerash, ai theksoi se asnjë nga diplomatët nuk kishte sjellë një investitor në vendin tonë.

"Një takim të ngjashëm e pat bërë edhe të hapur për mediat 15 vite më parë kryeministri Fatos Nano, ai e pati ngritur zërin me ndonjë koleg tuajin, mund të ketë qenë edhe ndonjë prej tyre. E ka bërë për të njëjtën mungesë që më ka thirrur sot mua këtu. E kam kërkuar këtë takim të posaçëm pas disa kohësh, ndaj dua të shtjelloj një temë me rëndësi të vecantë, të lënë pas dore, në tërë vitet e tranzicionit të shërbimit të jashtëm shqiptar, ku 4 vitet e fundit s'bënë përjashtim fatkeqësisht. Roli i shërbimit të jashtëm në ekonominë e Shqipërisë. Dua të bëj të qartë një gjë sipas meje me fort rëndësi. Përgjegjësia në mungesën dramatike 27-vjeçare të shërbimit të jashtëm në raport me ekonominë e vendit, janë shumë faktorë dhe aktorë. Duhet bërë një analizë serioze e arsyeve, e para është vëmendja krejt periferike e lidershipit politik të Ministrisë së Jashtme, dhe kjo është e para gjë që duhet të ndryshojë menjëherë me se s’bën.”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy