Gjykata e Tiranës ka caktuar masёn “arrest me burg” pёr Marius Dema, autorin e vrasjes sё Mehmet Qemes, ndërsa për shokët e tjerë Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi, trupa gjykuese ka caktuar masën “ arrest shtëpie”. Ndërkohë, është dhënë “detyrim paraqitje” për Erlin Përka dhe Blerim Hotin, kjo pas dijenisё sё tyre pёr ngjarjen.
Pёr autorin, Dema ёshtё ngritur akuza e “vrasjes me dashje”. Ky i fundit ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht dhe nuk e dinte se arma ishte e mbushur. Gjatë seancës së sotme në Gjykatë Marius Dema ka shpërthyer në lot dhe ka thënë :"Vrava vëllanë tim."
Më vonë u vetëdorëzuan edhe F.M., E.P., B.A., B.H., dhe Xh.K., miq të përbashkët të viktimës dhe autorit.
Ata po hetohen për akuzat e moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.
Sipas hetimeve, ata kanë prishur vendin e ngjarjes dhe fshehën pistoletën.
Të arrestuarit po hetohen edhe në lidhje me një pajisje që u sekuestrua në një ambjent pranë vendit të ngjarjes, me të cilën dyshohet se prodhoheshin monedha bitcoin.



