Shkatërrohet banda e kokainës në Itali, çdo tre muaj nga Shqipëria vinin trafikantë të rinj

Shkatërrohet banda e kokainës në Itali, çdo tre muaj nga Shqipëria vinin trafikantë të rinj

Një tjetër grup shqiptar që mereshim me trafikimin e kokainës në shtetin fqinj është shkatërruar nga policia italiane.

Sipas policisë, 4 shqiptarët e arrestuar furnizonin me kokainë rregullisht tregun e zi të Parmas. dhe koka e këtij grupi ishte 41-vjeçari me iniciale K.A.

Mediat raportojnë se në pranga kanë rë edhe shqiptarë të tjerë 20, 21 dhe 22 vjeç. 41-vjeçari kishte marrë me qira tre shtëpi të ndryshme që funksiononin si baza për magazinimin dhe shitjen e kokainës, ndërsa kapo i grupit punësonte të rinj, të cilët silleshin direkt nga Shqipëria me vizë turistike. K.A u siguronte kushtet që ata të vinin, punonin tre muaj dhe ktheheshin në Shqipëri, për t’u zëvendësuar nga të tjerë të rinj.

Policia italiane thotë se grupi kriminal e shiste kokainën 80 Euro për gram. Ky është një çmim i lartë, por i justifikuar nga cilësia e lartë dhe reputacioni i mirë i drejtuesit të grupit, 41-vjeçarit me iniciale K.A..

Autoritetet italiane kanë dokumentuar më shumë se dy mijë raste shitje dhe të ardhurat financiare nga shitja e kokainës janë transferuar në Shqipëri. 

Nga përgjimet e bëra nga policia dëgjohet 41-vjeçari kur i thotë trafikantëve të tjerë. “Për mua ata do të kthehen në Shqipëri e do të hanë pleh, sepse ata nuk kanë më besimin tim”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy