TikTok, masa të reja për sigurinë në mesazhe

TikTok, masa të reja për sigurinë në mesazhe

Aplikacioni “TikTok” shtrëngon masat e sigurisë në përdorimin e mesazheve direkte. Nga data 30 prill, përdorimi i funksionit të Mesazheve Direkte do të jetë vetëm për ata që janë mbi 16 vjet.

"Pas lidhjes familjare dhe menaxhimit të kohës, të zbatuar në fillim të vitit 2020, mbrojtja e re paraqet një hap të mëtejshëm në angazhimin për të mbrojtur anëtarët e rinj të komunitetit", shpjegon kompania. Nga sot përdoruesit do të njoftohen për këtë ndryshim dhe që nga data 30 prill, si përdoruesit tashmë aktivë, ashtu edhe përdoruesit e rinj që nuk plotësojnë kërkesat e moshës nuk do të kenë më qasje në këtë funksion.

"Mesazhet direkte janë një mjet që lejon njerëzit të bëjnë miq të rinj dhe njohje të reja kudo në botë: ne kuptojmë, megjithatë, që ky potencial pozitiv mund të bëhet mjet abuzimi. Njoftimi i sotëm paraqet një hap të mëtejshëm të angazhimit tonë për mbrojtje më të fortë për anëtarët e rinj të komunitetit tonë", shprehet Cormac Keenan, Shefi i Mirëbesimit dhe Sigurisë “TikTok”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy