Greqia shënon sërish një rritje të numrit të infektimeve dhe vdekjeve me COVID-19.
Vetëm gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID 2.581 qytetarë, pasi kanë kryer tamponin.
Numri i viktimave regjistrohet gjithashtu i lartë, ku 72 persona kanë humbur betejën me Covid, shifër e cila është tepër shqetësuese, duke arritur 1.419 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Autoritetet greke janë duke përditësuar vazhdimisht masat për parandalimin e infektimeve, por lufta kundër armikut të padukshëm COVID-19 është definitivisht një luftë e vështirë.
Mbetet ende konstant numri i rasteve të infektimeve në Greqi duke shënuar çdo ditën një rekord të zi.



