Pas tragjedisë së ndodhur në Himarë, qytetarët kanë ndezur qirinj para Kryeministrisë në shenjë homazhi për 7-vjeçaren që humbi jetën në plazhin e Potamit në Himarë. E mitura u godit nga skafi që drejtohej nga polici Arjan Tase, ku si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë.
Ata kanë kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano dhe Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
Po ashtu, kanë shprehur ngushëllimet për familjen e 7-vjeçares, për të kaluar dhimbjen e thellë që ka tronditur çdo shqiptar.



