Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) thotë se ka arrestuar një informatore ruse "e cila po përgatiste një sulm ajror rus në rajonin e Mykolaiv gjatë vizitës së Presidentit të Ukrainës". Informatorja ruse po mblidhte informacione rreth vizitës së planifikuar nga Presidenti i Ukrainës në rajonin e Mykolaiv.
SBU tha në një deklaratë se komplotuesja e dyshuar "u përpoq të përcaktonte kohën dhe listën e vendndodhjes së rrugës së përafërt të kreut të shtetit në territorin e rajonit".
Megjithatë, agjentët e SBU kishin marrë informacion në lidhje me "aktivitetet subversive të të dyshuarit" dhe kishin marrë masa shtesë sigurie.
Në monitorimin e komunikimeve të gruas, SBU kishte konstatuar se ajo kishte për detyrë të identifikonte vendndodhjen e sistemeve të luftës elektronike dhe magazinat me municione të forcave të armatosura.
Sipas hetimeve, autorja ishte një banore në Ochakov, në jug të Ukrainës, dhe një ish-shitëse në një dyqan ushtarak në territorin e një prej reparteve ushtarake të rajonit. Ajo dyshohet se udhëtoi nëpër territorin e rrethit dhe filmoi vendndodhjet e objekteve ukrainase. Emri i gruas nuk është bërë i ditur.



