Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë sot në “News 24” në emisionin “Kjo Javë” se LSI-ja nuk premtoi hapjen e 300 mijë vendeve të punës.
Megjithatë, ajo tha se shpreson që këto vende të bëhen deri në zgjedhje, por edhe nëse nuk bëhen s’ka ndonjë problem sipas saj.
Gjithashtu, Kryemadhi tha se nuk do të donte të kandidonte për deputete në zgjedhjet e 18 qershorit, por në të vërtetë do ta bëjë një gjë të tillë.
Kryemadhi, e cila ditët e fundit ka qenë në qendër të diskutimeve për shkak të kritikave të saj ndaj qeverisë, do të përgjigjet sot për çështje të rëndësishme të politikës, duke u përgjigjur edhe nëse do ketë koalicion mes PS-së dhe LSI-së.
PER METEN KRYEMINISTER
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi duke folur sot në emisionin “Kjo Javë”, të gazetares Nisida Tufa në News24, tha se nëse LSI do që Meta të bëhet kryeministër, duhet të dalë forcë e parë.
Është objektiv i LSI-së zgjedhja e Metës kryeministër?
Për mua nëse LSI do Metën kryeministër, Metën ose një tjetër, të dalin forcë e parë. Për të qenë forcë e parë, LSIja i ka shanset, siç i ka PS apo PD. E gjitha bazohet në punën e strukturave të partisë, në përgatitjen elektorale.
E doni bashkëshortin tuaj kryeministër?
Nuk e shoh si bashkëshort në punë. Kemi debate pafund për punën me të. Ne mund të rrimë ditë pa folur për pozicionimet e mia. Siç ishte reforma për arsimin e lartë. Meta është i qetë si person, por kur është në tension thotë nuk kam kohë të merrem me ty.
Në Prrenjas gjëndja e mjerueshme, ndërkohë merren me pseudoreforma?
Kryemadhi: Unë jam deleguar për tre qarqe, Tiranë, Lezhë, Elbasan. Te i Elbasanit jam fokusuar më shumë se e njoh më pak. Isha atje, dhe kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, një nga problemet më të mëdha që ndjen është mungesa e investimeve. Atje diskutohej prej vitesh mungesa e ujit të pijshëm. Dua të them që s’mund ta mohoj dot që zonat malore janë të varfra. Nuk dua të dal gënjeshtare. Për pseudoreformat them që ato duhet të japin produktivitet, por në një kohë të caktuara ato kthehen në pseudoreforma. Kush pretendon se ne jetojmë në parajsë, nuk është normale.
Komenti i Taulant Ballës: Sa kohë që Monika kritikon dhe dikasteret që drejtohen nga vetë LSI-ja, kjo është gjë e mirë. PS po punon për çdo gjë që zgjedhjet të bëhen të lira….
Kryemadhi:Me Taulantin jam më shumë mike se me shumë kolegë të tjerë. Po unë prap i qëndroj deklaratave të mia, kudo ku ka shkelje në çdo sektor Është ironike deklarata e tij? Kryemadhi:Nuk e di por ne jemi parti tolerante me mendime të kundërta që i diskutojmë. Nëse në një parti nuk ka mendime të ndryshme, do të jetë fatkeqe.
LSI po bën opozitën në parlament në vend të PD-së?
Kryemadhi:Nuk mendoj se nëse kemi një mendim ndryshe, është opozitë. Nuk është keq t’i thuash gjërat siç janë. Mënyra e të bërit politikë ndonjëherë na ka lënë mbrapa. Sa më shumë të fokusohemi tek problematikat, aq më shumë i largohemi demagogjisë.



