“Italia e para”, Salvini: Nëse fitoj zgjedhjet, do të kthej në vendet e tyre 500 mijë emigrantë

“Italia e para”, Salvini: Nëse fitoj zgjedhjet, do të kthej në vendet e tyre 500 mijë emigrantë

Kreu i partisë Lega Nord në Itali thotë se do të dëbojë rreth 500 mijë emigrantë të paligjshëm nëse zgjidhet kryeministër. Italia pritet t’i mbajë zgjedhjet parlamentare më 4 mars. Kreu i ekstremit të djathtë, Matteo Salvini, shpreson se me sloganin “Italia e para” do të mbledhë votat e mjaftueshme që do ta çojnë në krye të qeverisë së re italiane. Salvini e ka përqendruar fushatën e tij në ndjeshmërinë e italianëve që nuk i duan emrigrantët dhe planifikon që në rast fitoreje të qeverisë së bashku me Forza Italia-n e Silvio Berluskonit.

“Në Itali ka shumë emigrantë të paligjshëm që e kanë bërë vendin rrëmujë. Nuk mundemi më kështu”, ka thënë ai në një debat në kanalin La7. “Ka nga ata që përdorin linjat ajrore për të sjellë emigrantë në Itali. Do të përdorja të njëjtat mjete për t’i kthyer mbrapsht”, tha ai.

Salvini nuk është për dëbimin e menjëhershëm të emigrantëve. Ai planifikon që nëse fiton zgjedhjet të nisë kthimin e 100 mijë emigrantëve çdo vit deri në fund të mandatit.

Salvini thotë se para së gjithash duhen vënë interesat e italianëve dhe akuzoi kundërshtarët politikë se e kanë tradhtuar popullin duke u shitur kompanitë italiane korporatave shumëkombëshe. “Rishikimi i traktateve europiane është në programin e aleancës së djathtë të qendrës”, ka thënë ai duke theksuar më tej se “Kushtetuta italiane vjen para Brukselit dhe Berlinit”.

“Kam detyrimin t’i ndryshoj rregullat sepse kam Italinë në plan të parë”, tha ai. Matteo Salvini është një mbështetës i flaktë i strategjisë së Donald Trump, “Amerika e para” dhe shpreson se me të do ta çojë politikën italiane në një drejtim të ri.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy