Hoxha: Do ti sjell PD-së fitoren në zgjedhjet e 14 majit, kam shtrirë dorën e bashkëpunimit (VIDEO)

Hoxha: Do ti sjell PD-së fitoren në zgjedhjet e 14 majit, kam shtrirë dorën e bashkëpunimit (VIDEO)

Kandidati i PD-së në Bashkinë Kamëz, Arjan Hoxha në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur zgjedhjet e 14 najit për të cilat u shpreh se ai do ti sjellë Partisë Demokratike fitoren.

Ai tha se PD fokusohet te bashkimi i qytetarëve dhe se vetë Hoxha ka shtrirë dorën e bashkëpunimit me këdo të opozitës.

Partia Demokratike dhe çdo forcë politike besoj se nuk matet mbi bazën e siglave, por masës së njerëzve që i delegojnë besim dhe paraqesin vullnetin për ta mbështetur në një garë. Nuk bie koncepti i bastionit sepse këtu fitojnë qytetarët e Kamzës. Secili nga rivalët në një garë paraqet platforme, alternativë dhe parimet mbi të cilat mbështet përfaqësimin e gjithë qytetarëve të Kamzës. Ne kemi bërë procesin e Kamzës jam përzgjedhur nga votuesit demokratë dhe simpatizantë, kam shtrirë dorën e bashkëpunimit për cilindo që ka qenë pjesë e kësaj gare, ne kemi një front opozitar që janë të përfshirë jo vetëm këta përfaqësues.

Ai tha se nuk e sheh të arsyeshme që të tërhiqet nga gara përballë kandidatit të grupit Alibeaj, duke u shprehur se politika nuk luhet në tavolinë, por në çdo sension dhe me çdo votues.

Nuk do të ketë asnjë tërheqje, po them se duhet ti besojmë votës dhe besimit që na është deleguar, ndërsa në aspektin politik jam votëbesuar për të përfaqësuar demokjratët. Kemi shkuar në çdo seksion dhe kemi garantuar bashkëpunimin. Kandidatët zyrtarizohen 45 ditë para në KQZ, dhe PD ka dëshmuar se nuk është thjeshtë flamur dhe simbol. 45 ditë para regjistrohet në KQZ kandidati sipas rregullores, dhe ne do regjistrohemi me koalicion. Unë i kam kaluar testet sepse demokracia sot nuk njeh test më të rëndësishëm se vota në kuti. Unë nuk i fshihem votës, nuk tërhiqem sepse i bie të tërhiqen të gjithë demokratët sepse nuk është çështje individuale, dëshira ime ka përfunduar sa unë i kam kërkuar demokratëve votëbesimin, tani është përgjegjësi e imja për ta çuar PD në Kamëz në fitore në zgjedhjet e 14 majit.

Ndërsa i pyetur lidhur me drekën e demokratëve, Hoxha tha se ishte një hap i hedhur drejt bashkimit.

Një takim bashkëpunimi, kur njerëzit bashkohen bashkë përderisa bashkohen bashkë, është një hap i hedhur drejt bashkimit të deputetëve të PD.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy