Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka akuzuar manjatin e teknologjisë Elon Musk për “investuar” të paktën 1 miliard dollarë në nxitjen e dhunës në vendin e Amerikës së Jugut pas zgjedhjeve presidenciale në fillim të këtij viti.
Maduro u shpall fitues i zgjedhjeve të 28 korrikut nga autoritetet kombëtare zgjedhore, megjithëse SHBA pretendoi se fitorja i ishte vjedhur kandidatit të opozitës Edmundo Gonzalez.
Gjatë programit të tij javor televiziv të hënën, Maduro pretendoi se kishte informacione që Musk, me të cilin ka patur një konflikt publik, kishte shpenzuar “jo më pak se 1 miliard dollarë” për “grushtin e shtetit".
Udhëheqësi venezuelian e quajti kundërshtaren e tij politike, biznesmenen Maria Corina Machado, si financuese për grupet "fashiste" , duke pretenduar se qeveria amerikane qëndronte pas përpjekjeve për ta rrëzuar atë nga pushteti.
Pas votimit në korrik, Musk akuzoi Maduro-n për "mashtrim të madh zgjedhor", ndërsa presidenti venezuelian e shpalli miliarderin e lindur në Afrikën e Jugut "armikun e tij të madh" i cili "kontrollon realitetin virtual" të krijuar nga mediat sociale.



