Moderatorja Gerta Gixhari u shpreh e shokuar nga impakti që pati “Big Brother VIP” në Shqipëri. Duke komentuar personazhet e "Big Brother VIP" në emisionin Arnautistan në MCN TV ajo mendon se nuk do të jetë e vështirë për ta që ta mbajnë barrën e famës edhe jashtë shtëpisë.
Në aspektin e impaktit që pati më ka shokuar, sepse nuk e prisja këtë përfshirje kaq të madhe për disa persona të një shtëpie televizive. Edhe politikanët janë përfshirë. Ka prekur shumë shtresa të shoqërisë. Fenomeni ‘Big Brother’ ka nxjerrë disa personazhe që i takojmë çdo ditë. Pamë që persona të rëndësishme të medias dhe artit janë po kaq të thjeshtë në mënyrën e jetesës si populli. Kurioziteti për të mësuar për jetën e tjetrit është njerëzore. Mua s’do më pëlqente nxitja e debateve. Duke qenë se është edhe një komunitet artistësh. Duhet ta bëjnë sherrin me lezet. Treguan pak a shumë kush është rinia e sotme dhe çfarë niveli ka. Nuk mendoj se do jetë e vështirë të mbajnë barrën e famës, mënyra e të jetuarit do jetë e njëjtë”, tha Gixhari.
Moderatorja zbuloi se kishte dëshirë të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por për herë të parë nuk dëgjoi instiktin e saj.
Faktikisht kisha shumë dëshirë të hyja në Big Brother por pata tërheqjen e njerëzve të tjerë që thoshin jo. Për herë të parë nuk dëgjova instiktin tim. Dëshirë kisha për të hyrë dhe besoj që është një nga formatet që mund ta përballoj”, tha ajo.



