Eda Grimçi, kryetare e Degës 9, PD, foli për sfidat e grave në politikë. Ajo theksoi se shpesh gratë ndalen te komoditeti i kuotave dhe zgjedhin të mos ecin më tej.

Edhe vetë gratë kanë ndaluar në komoditetin e kuotave në politikë. Nuk kanë luftuar më tej. Kulti i njëshit në politikë nuk vjen vetëm për gratë. Në PD ku aderoj unë nuk ka kult të njëshit. PD ka nxjerrë modele të forta në politikë. Në Tiranë janë 16 degë dhe jemi vetëm 3 gra. Kur kemi kandiduar për kryetare të degëve. Kush ka luftuar ka fituar vendin e vet. Të merresh me politikë është e vështirë sepse ke impenjime dhe kufizime si familja. Unë kur e kam filluar i kam pasur të vegjël fëmijët dhe më është dashur t’i marr me vete në mitingje e protesta. Ne ndonjëherë harrojmë edhe të jemi gra dhe luftojmë për të qenë të barabarta me burrat.

Grimçi shtoi se gratë në qeveri zgjidhen për të pastruar imazhin e saj. Ajo shtoi se gara në parti duhet të nisë që nga forumet rinore.

Gratë në qeveri janë zgjedhur për të pastruar fytyrën e korrupsionit. Ato e lejuan që çdo gjë të pastrohej me fytyrën e tyre. Nuk janë detyruar, por u ka pëlqyer të bashkëpunojnë.

Brenda partive politike ka njerëz që nisin që nga shpërndarja e fletë-palosjeve. Këto vijnë nga forumet rinore dhe bëjnë karrierë brenda forcës politike dhe promovohen. Çdo grua duhet të votohet me kuotë të barabartë me burrat.