Dëmtimet në kokë e dyfishojnë rrezikun e prekjes nga demenca. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Universiteti i Merilendit në SHBA.
Neurologët thonë se inflamacioni i shkaktuar nga dëmtimet traumatike në tru mund të kthehet në një dëmtim afatgjatë.
Rreziku është veçanërisht më i madh te meshkujt e moshës 41-56 vjeç.
Sipas studiuesve, inflamacioni ia lë vendin reduktimit progresiv të qelizave pas një dëmtimi traumatik.



