Reshjet e dëborës/ ARRSH: Akset nacionale ku duhet të përdorni zinxhirë

Reshjet e dëborës/ ARRSH: Akset nacionale ku duhet të përdorni zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar bënë me dije se për shkak të reshjeve të dëborës në mbrëmjen e djeshme në rajonin qendror dhe atë verior këshillohet të përdoren zinxhirët. Ndërkohë në rajonin jugor qarkullimi vijon normalisht dhe pa probleme.

“Njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore

Kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës

Në Rajonin Jugor ka paur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normslisht

Në Rajonin Qendror ka paur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë dhe Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

Në Rajonin Verior ka paur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore” “, bënë me dije ARRSH.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy