
I ftuar në emisionin të Paekspozuarit në MCN TV, kryetari i Lëvizjes Bashkë ka folur lidhur me zhvillimet që kjo parti do të ndjekë pas zgjedhjeve të 14 majit. Ai tha se nuk kanë ndërmend që të mbyllin qepenin ndërsa aktualisht janë duke zhvilluar një tur takimesh në shumë qytete të vendit. Sipas Qorit, politika për ta është një aktivitete i përditshëm dhe se nga vjeshta kanë planifikuar një zinxhir protestash. “Partia jonë ka interes pas zgjedhjeve ka shumë veta që janë anëtarësuar në Lëvizjen Bashkë. Prej disa javësh jemi duke bërë një tur takimesh nëpër Shqipëri e kemi nisur nga Shkodra, do të shkojmë në shumë qytete sa të mundemi, një tur që do vazhdojë dhe në korrik, pra kjo nuk është një teori që mbaron historia dhe mbyll qepenin. Ne nuk kemi për të mbyllur ndonjëherë qepen, ne jemi gjithmonë të hapur për qytetarët dhe jemi gati të bëjmë çdo sakrificë, për ne politika është aktivitet i përditshëm, e kemi nisur me këtë tur taksimesh dhe besoj se nëse nuk ndodh ndonjë gjë e jashtëzakonshme në shtator apo tetor do të kemi dhe në zinxhir protestash për çështje me rëndësi politike social-ekonomike, pra praktikisht ne nuk do rrimë rehat asnjëherë dhe kjo jo për zgjedhjet e 2025 por sepse politika për ne është angazhim i përditshëm dhe beteja social ekonomie të përditshme”. Në vijim ai shtoi se Lëvizja Bashkë është një parti atipike në spektrin që tregon se e marrin shumë seriozisht politikën dhe në këtë sens nuk do lodhen asnjëherë. “Nëse do jetë e nevojshme që ti biem murit me kokë do ti biem murit me kokë sepse idetë tona, unë besoj se në potencialet tona ka nevojë që ka rendi politik në Shqipëri për një ndryshim politik. Besoj se si çdo sistem tjetër dhe ai partiak e ka pasur kohën e lulëzimit të vetë, pjekjes së vetë dhe është në fazën e degradimit dhe kjo shihet nga mënyra se si po shkërmoqen partitë duke u nisur nga PD dhe nuk besoj se do jetë e largët dita kur kontradiktat do bëhen aq të mëdha sa shoqëria do të ndërrojë dorë, gjithsesi nuk parashikoj dot të ardhmen, por di të them se potenciali ekziston. Në vjeshtë do kemi një aksion politik më të madh. Qëllimi ynë është të kemi çdo ditë e më shumë anëtarë. Do jetë ekspozimi ynë politik ai që do sjellë anëtarët, ne po shkojmë në çdo qytet të Shqipërisë për ti shumuar anëtarët”.



