Hoti flet për asocacionin e komunave serbe, Lajçak: Nuk ka njohje pa to (VIDEO)

Hoti flet për asocacionin e komunave serbe, Lajçak: Nuk ka njohje pa to (VIDEO)

Avdullah Hoti, në një intervistë për mediat në Kosovë, ka deklaruar se asocacioni i komunave serbe do të krijohet në parim sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Më tej kryeministri i Kosovës saktëson se ky asosacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutuese.

“Përmbajtja e Asocacionit është e mbyllur, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Krijimi i asociacionit do të bëhet sipas parimeve të Gjykatës Kushtetuese,”- tha Hoti.

Për asosacionin e komunave serbe ka folur edhe i deleguari i BE-së për dialoguun Prishtinë-Beograd Miroslav Lajçak, i cili ka deklaruar qartë se nuk ka njohje reciproke pa ato.

“Kosova ka premtuar përkushtimin e saj, Kosova e ka nënshkruar marrëveshjen, parlamenti i Kosovës e ka ratifikuar atë, kështu që Kosova duhet ta zbatojë këtë marrëveshje dhe është pjesë e procesit, është pjesë e negociatave. Kështu që, kur disa politikanë po thonë se çështja është e mbyllur, do të thotë se ata nuk dëshirojnë të hapin tekstin dhe ne nuk po kërkojmë të hapim tekstin, ne po kërkojmë zbatim”, tha ai.

Zoti Lajçak the se e kupton ndjeshmërinë e kësaj çështjeje dhe faktin që në Kosovë është marrë me shumë emocion, por theksoi se Gjykata Kushtetuese në opinionin e vitit 2015 për Asociacionin nuk ka thënë se i njëjti nuk duhet të krijohet fare.

“Gjykata ka thënë se Asociacioni duhet të themelohet në bazë të vendimit të Gjykatës, kështu që hapi i radhës duhet të jetë diskutimi mbi statutin dhe kjo është çka ne presim. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, marrëveshja do të filloj së zbatuari pas nënshkrimit. Kjo do të thotë që zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit do të fillojë pas nënshkrimit të marrëveshjes, por hollësitë e marrëveshjes duhet të jenë pjesë e negociatave sepse nuk mund të lejojmë asnjë paqartësi të mbetet deri në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy