Korreshi: Salianji ka potencialin për të qenë kryetar i PD-së, por s’jemi në atë fazë  (VIDEO)

Korreshi: Salianji ka potencialin për të qenë kryetar i PD-së, por s’jemi në atë fazë (VIDEO)

Ish-deputeti Saimir Korreshi tha në Mcn Live se Ervin Salianji e ka potencialin për të qenë kryetar i Partisë Demokratike. 

Megjithatë Korreshi vë në dukje se PD nuk është në fazën e zgjedhjes së kryetarit, pasi duhet më parë të shihet çfarë ka ndodhur me zgjedhjet.  

Është një lajm i mirë dalja e Salianjit, unë e kam shok, mik te pjesa personale, edhe koleg për një pjesë kohe. Salianji është një aset për PD-në, si çdo koleg tjetër, pavarësisht se ndryshe nga kolegë të tjerë Salianji ka bërë shumë beteja, siç ishte kjo betejë.  Është një figurë publike. Ka treguar që ka një karizëm në debatet televizive, patjetër që dalja e tij i jep një plus PD-së në këto momente amullie. Për të menduar për të tjerat, t’i dalë përballë Berishës e me radhë. Unë mendoj që çdo njeri është i lirë të kandidojë përballë gjithkujt në PD, por së pari duhet të mbarojmë proceset në lidhje me zgjedhjet. Ne në parti s’futemi për të qenë ushtarë, as unë as Ervini. Gjithësekujt që futet në parti, edhe ne që e kemi nisur me ngjitje traktesh, flamurësh në shtylla elektrike, gjithësecili përfshi Ervinin ka një potencial për të qenë kryetar i PD-së. Por e para s’kemi garë, jemi në një faze ku duhet të shohim çfarë ka ndodhur me zgjedhjet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy