Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave është shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën e lumit të Vlorës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Vlorë-Kotë, në zonën e fshatit Drashovicë.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Benz” me targë FR4044C i drejtuar nga Adi Alushaj 30 vjeç dhe një mjet tip “Ford” me targë AB309FL, i drejtuar nga Esat Brahimaj 40 vjeç.
Nga përplasja e fortë të dy drejtuesit e mjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri, Andrea Begaj, rreth 40 vjeç, që udhëtonte në automjetin me drejtues Brahimaj, ndodhet në gjendje të rëndë.
Efektivët e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.



