Oligarkët rusë, jahtet dhe asetet e tyre, në shënjestrën e Departamentit amerikan të Drejtësisë

Oligarkët rusë, jahtet dhe asetet e tyre, në shënjestrën e Departamentit amerikan të Drejtësisë

Departamenti Amerikan i Drejtësisë deklaroi sot se do të hapë një njësi speciale për të ndihmuar në zbatimin e sanksioneve kundër zyrtarëve të qeverisë ruse dhe oligarkëve, duke synuar jahtet, avionët, pasuritë e paluajtshme dhe asetet e tjera të tyre.

Task-Forca e re, e quajtur “KleptoCapture”, është pjesë e përpjekjes së Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe aleatëve të tjerë për të ndëshkuar Rusinë dhe Bjellorusinë për agresionin në Ukrainë, duke përdorur kufizime të eksportit dhe sanksione të tjera financiare.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland tha se grupi i ri i punës do të përfshijë prokurorë dhe agjentë federalë dhe ekspertë në çështjet e pastrimit të parave, nga FBI, IRS dhe Shërbimi Marshall amerikan, si dhe Shërbimi i Inspektimit Postar.

Ne nuk do të lëmë gur pa lëvizur në përpjekjet tona për të hetuar, arrestuar dhe ndjekur penalisht ata, aktet kriminale të të cilëve i mundësojnë qeverisë ruse të vazhdojë këtë luftë të padrejtë. Më lejoni të jem i qartë: nëse shkel ligjet tona, ne do t'ju kërkojmë llogari", tha Garland në një deklaratë.

Presidenti i SHBA Joe Biden, më herët në fjalimin e tij paralajmëroi oligarkët rusë dhe liderët e korruptuar për sanskionet që i presin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy