
Organizata Joqeveritare Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Bejrut, njofton se sulmi izraelit në Damask shkaktoi 15 vdekje, mes tyre dhe civilë.
Agjencia shtetërore siriane Sana flet për një raketë që goditi “ndërtesa banimi”, duke shkaktuar “vdekje dhe plagosje”, por nuk specifikon numrin.
Sulmi ndodhi në lagjen qendrore të Kafr Sousa, duket pranë një qendre kulturore iraniane.
Gazetarët e AFP në Damask raportojnë se kanë dëgjuar shpërthime të forta pak pas mesnatës me orën lokale, të ndjekur nga sirenat e ambulancës.



