Partia qeverisëse turke AKP duket se do të marrë shumicën në zgjedhjet parlamentare. Partia e presidentit Erdogan ka grumbulluar 49,38% të mbështetjes popullore, ndërsa partia kryesore opozitare CHP ka marrë vetëm 25,41%. Kryeministri Turk Davutoglu në fjalën që mbajti në ballkonin e selisë së partisë në Ankara tha se në zgjedhjet e 1 nëntorit nuk ka të humbur, dhe nga këto zgjedhje ka fituar e gjithë Turqia. Kryeministri me tej deklaroi se do të vazhdojnë të përfaqesojne çdo shtresë dhe grup të shoqërisë në vend.



