Vendimin e ministrave të BE për hapjen e negociatave për Shqipërinë, kryeministri Rama e cilëson si hapjen e shumë pritur të një dere, në një kohë kur epidemia ka mbyllur dyert e shtëpive të shqiptarëve. Në një lidhje live në rrjetet sociale, Rama rruga që Shqipëria ka përpara është e gjatë.
“Dera u hap më në fund, me një kohë të mallkuar kur dyert e shtëpive tona janë mbyllur. Rruga vazhdon dhe është ende e përpjetë dhe puna për tu bërë është ende e madhe. Nuk do të bënim festë dhe sikur kjo PO e merituar të na gjente në kohë paqeje. Por sot ka vetëm një festë në mendjen time, festa e çlirimit nga ky armik i padukshëm. E dua atë ditë si ditë lotësh e dhimbje e pastaj lotë gëzimi për shpëtimin e mijëra jetëve. E dua atë ditë si ditë vetëdije të madhe kombëtare shqiptare”, tha ai.
Lidhur me planin e mbështetjes financiare në krizën që ka krijuar pandemia e koronavirusit, Rama tha se fokusi janë bizneset e vogla që janë mbyllur, familjet në nevojë dhe të papunët. Për të tre këto kategori, ai tha se do të paguhen dyfish nga shteti përgjatë gjithë kohës së asaj që ai e quan luftë me armikun e padukshëm.
“Sot kam dhënë miratimin për disbursimin e mbështetjes financiare për periudhën e luftës. Familje që jetojnë me ndihmë ekonomike, biznese të vogla që janë detyruar të mbyllen. 710 milionë janë paga të deklaruara nga biznesi i vogël. Çdo i regjistruar si i vetëpunësuar nga familja në biznes të vogël do të paguhet. Shteti do t’i japë biznesit të vogël dyfishin e shumës së deklaruar si pagesa në kohë paqeje. Shumë figurojnë si të punësuar pa pagë në biznesin e tyre familjar, as ata nuk i lëmë pa pagë.
340 milionë lekë të reja, sipas regjistrit, është ndihma ekonomike. Që të jemi në rregull do të shpërndajmë për këto familje dyfishin e shumës që shpërndajmë në kohë paqeje. Ndihma ekonomike për 70 mijë familje do të dyfishohet.
Kemi në regjistër edhe të papunët që përfitojnë pagesë papunësie. Dyfish do të jetë edhe pagesa e papunësisë”, tha Rama.
Mesazhi i Ramës
Le të shohim në këtë përditshme të hatashme jo vetëm errësirën, por edhe dritën. Jemi të pandashëm në këtë situatë. Sot kur jemi të ndaluar të jetojmë siç jemi mësuar përditë, na jepet mundësia të kuptojmë sa kot qahemi në të përditshmen tonë. Le ta shohim dritën që na ndihmon. Të kuptojmë sa i madh mund të jetë vullneti ynë për t’ia dalë bashkë në një qëllim të përbashkët.
Miq, PO-ja e njëzëshme e 27 shteteve vjen pas një tjetër PO-je kumptimplotë, asaj të Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt, kur na u dha shenja kuptimplotë e respektit që shkon përtej bamirësisë. Kam marrë mesazhe përgëzimi për masat kufizuese dhe shpejtësinë e reagimit. Kam besim se me kontributin tuaj do të dalim kryelartë dhe respekti për ne dhe shtetin tonë do të rritet.
Ne po i bëjmë këto për të merituar respektin e fëmijëve tanë. M’i bëni hallall mesazhet e mia të përsëritura për të këqijat e mëdha që na rrezikojnë nëse nuk jemi të kujdeshshëm në çdo kohë. Jam i detyruar të komunikojmë deri në bezdi. Sot kam dhënë miratimin për disbursimin e mbështetjes financiare për periudhën e luftës.
Familja që jetojnë me ndihmë ekonomike, biznese të vogla që janë detyruar të mbyllen. 710 milionë janë paga të deklaruara nga biznesi i vogël.
Çdo i regjistruar si i vetëpunësuar nga familja në biznes të vogël do të paguhet. Shteti do t’i japë biznesit të vogël dyfishin e shumës së deklaruar si pagesa në kohë paqeje. Shumë figurojnë si të punësuar pa pagë në biznesin e tyre familjar, as ata nuk i lëmë pa pagë.
340 milionë lekë të reja është ndihma ekonomike. Që të jemi në rregull do të shpërndajmë për këto familje dyfishin e shumës që shpërndajmë në kohë paqeje. Ndihma ekonomike për 70 mijë familje do të dyfishohet.
Kemi në regjistër edhe të papunët që përfitojnë pagesë papunësie. Dyfish do të jetë edhe pagesa e papunësisë.
Motoja “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm” është busulla ime e orientimit në jetën e përditshme. Sot dua që askush nga ata që janë më në hall, të mos ngelet keq, dhe sot më shumë se kurrë është dita për t’u qenë pranë atyre që janë hallexhinj. Vdekjes kur vjen të marrë dikë ne nuk kemi çfarë t’i bëjmë, por mund t’ia zëmë asaj të gjitha rrugët e t’ia mbyllim dyert. Ne duhet të bëjmë çmos të humasim sa më pak njerëz në këtë luftë.



