U shkarkua për presion ndaj nënpunësve, reagon drejtori i Postës Shqiptare

U shkarkua për presion ndaj nënpunësve, reagon drejtori i Postës Shqiptare

Majlind Lazimi e quan të paligjshëm dhe politik shkarkimin e tij nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Postave.

Ai thekson se nuk është bërë presion ndaj asnjë punonjësi të Postës Shqiptare.

“Sapo u njoftova nga mediat për një lajm të çuditshëm për lirimin tim nga pozicioni i Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare. Shkarkimi im është i paligjshëm dhe vetëm për arsye politike. Shkarkimi im hakmarrje politike. Nuk ka asnjë prove ligjore për këtë akuzë. Është një akt dëshpërimi. Asnjë presion nuk është bërë ndaj asnjë punonjësi të Postës Shqiptare”, deklaroi Lazmi.

Një njoftim i ardhur nga PD informonte se shkarkimi i tij është bërë për shkelje të ligjit elektoral dhe ushtrim presioni ndaj punonjësve për interesa elektorale

Lazimi është emëruar nga LSI në këtë post.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy