Softa: Paratë e krimit po pastrohen me prona dhe kriptomonedha.“5D” skemë tipike

Softa: Paratë e krimit po pastrohen me prona dhe kriptomonedha.“5D” skemë tipike

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa thotë se krimi i organizuar i ka sofistikuar pastrimin e parave, ku forma më klasike është ndërtimi apo sektori imobiliar.

Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se një pjesë e parave kthehen në kriptomonedha, dhe mundësia e qarkullimit jashtë sistemit bankar e mundëson një gjë të tillë.

Ndër të tjera ai shtoi se skema “5D” në Bashkinë Tiranë, ishte një mënyrë klasike për pastrimin e parave me fonde publike.

Sipas tij, gjithë pastrimi i parave bëhet nëpërmjet pronave. 

Edhe për eskortat paratë mund të kthehen në kriptomonedha dhe transportohen jashtë. Sektori ku mund të bëhet kontrolli i pastrimit të parave, është Hipoteka, firmat e ndërtimit, sistemi bankar dhe noteria, këtu nuk përjashtohen as kompani fiktive të ndryshme që krijojnë fatura dhe bilance që bëjnë pastrim parash. 

Blerja e kompanive, përdorimi i këtyre kompanive, por më pas duhet shkuar te gjurmimi i pronarëve të vërtetë. Pastrimi i parave nëpërmjet kalimit indirekt të fondeve publike, është modeli i Bashkisë Tiranë. 

“5D” ishte një nga modelet se si funksiononte ky sistem se si këto fonde shpërdorohen dhe shkojnë tek drejtuesi i institucionit. 

SPAK ka konkluduar se persona nga bota e krimit kanë përfituar tendera dhe fonde. Ne kemi dalë nga një sistem kur të gjithë kishin bordero. Kur në Tiranë shkon 5 mijë euro metri katror, kush e blen? Një njeri që ka një makinë nga 120-300 mijë euro, imagjino për çfarë kapitalesh flitet.

Është shumë e thjeshtë për të nxjerrë koston e një ndërtimi dhe më pas kur bëhet shit-blerja, duhen parë dhe blerësit dhe më pas dhe te noteri, se si u bë kjo blerje. Si e bëri noteri këtë veprim? Ky sistem fillon që nga ndërtuesi, kompania, se kush janë investitorët dhe deri të shitja, blerja dhe transferimi. 

Nëse mund të fillojmë me idicie të tilla duke ndjekur paranë, zbulohet skema. Askush nuk pyet për apartamentet luksoze që blihen me para në dorë. 

Duhet ndjekur zinxhiri për të pasur më shumë rezultate. Skema që përdorej me pronat te grupi i Shijakut, i merrnin pronat, i bënin me dokumente false, i vendosnin në emër të fshatarit, i cili nuk e dinte se ishte pronar. Por si u regjistruan?

Ky pronari fshatar, nuk shkoi të firmoste fare. Te pronat po bëhet dhe pastrimi i parave, që nga marrja e tokës, kamuflimi dhe deri te investimi final në ndërtim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy