Pesë persona u plagosën dhe një fëmijë humbi jetën gjatë një sulmi me dron në Rusinë perëndimore.

Lajmin e bëri me dije guvernatori i rajonit jugperëndimor të Krasnodarit
“Fatkeqësisht, një vajzë gjashtëvjeçare vdiq nga plagët në spital pas një sulmi me dron në Primorsko-Akhtarsk”, tha guvernatori Venyamin Kondratyev në Telegram.
Mbrojtja ajrore ruse shkatërroi dhjetë drone të lëshuar mbi Rostov-on-Don gjatë natës.



