Ambasadori britanik në Tiranë, Nicolas Cannon komentoi për TemA TV, artikullin e botuar në median britanike “Daily Mirror” për lidhje mes trafikut të drogës dhe ekstremizimit fetar në Shqipëri.
Ambasadori britanbik sqaron se gazetarët e kësaj media nuk kanë pyetur në ambasadë dhe në se do të kërkonin sqarime qëndrimi i ambasadës do të ishte: Ne nuk dimë të ketë një lidhje ndërmjet trafikimit të narkotikëve dhe ekstremizmit fetar këtu në Shqipëri.
Ambasadori Cannon theksoi se dukej se artikulli i referohej më së shumti komentuesve maqedonas dhe jo burimeve zyrtare.



