
Fotoja e një vajze të vogël nga Hondurasi, në kufirin SHBA-Meksikë, është përzgjedhur fituesja e garës World Press Photo Foundation. Fotoja e vitit ka fiksuar momentin teksa vajza 5-vjeçare nga Hondurasi qan për të ëmën, e cila mbahet nga kontrolli kufitar i SHBA-ve. Autor i shkrepjes është fotoreporteri i Getty Images, John Moore.
"Qëllimi im është që prej dhjetë vjetësh më parë, kur kam filluar të merrem me emigracionin dhe sigurinë e kufijve, ka qenë që të hedh dritë mbi tematikën që shpesh është treguar vetëm nëpërmjet statistikave. Jam shumë krenar kur shoh se puna ime ka pasur impakt public në shkallë globale”, ka thënë Moore.



