Erdogan: Takim i mundshëm me Putin këtë javë

Erdogan: Takim i mundshëm me Putin këtë javë

Ka një shans të mirë që brenda javës të kemi një takim me Presidentin rus Vladimir Putin.

Kështu ka deklaruar kreu i shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Anadolu, pa specifikuar nëse do të jetë një takim personal.

Presidenti turk shtoi se ai beson se Turqia mund të jetë vendi ku do të merren masat për të arritur një zgjidhje për situatën në Ukrainën lindore.

Dje, sipas raportimeve të mediave të ndryshme turke, zëdhënësi i Presidentit turk, Ibrahim Kalin takoi kreun e shtetit ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev gjatë një vizite së bashku me zëvendësministrin e Jashtëm turk Sedat Onal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy