Të paktën 18 persona kanë mbetur të vrarë nga shpërthimet në Borno të Nigerisë.
Një nga sulmet e dyshuara me bombë raportohet të ketë vrarë gjashtë persona dhe plagosur të tjerë në një ceremoni martese të shtunën.

Agjencia shtetërore e menaxhimit të emergjencave tha se kamikazët e dyshuar sulmuan turmat në një ceremoni martesore, një funeral dhe një spital në qytetin Gwoza.
Borno ka qenë në qendër të një kryengritjeje 15-vjeçare nga militantët islamikë të Boko Haram, e cila ka zhvendosur më shumë se dy milionë njerëz dhe ka vrarë më shumë se 40,000.
Boko Haram fitoi famë ndërkombëtare në vitin 2014, kur mori peng më shumë se 270 nxënvse nga qyteti Chibok, gjithashtu në Borno.
Autoritetet thanë se 18 vdekje ishin konfirmuar të shtunën, një numër që përfshin fëmijë, të rritur dhe gra shtatzëna.



